Sport

Joshua blen diçka interesante

Anthony Joshua e ka blerë dorezën e legjendës Muhammad Ali me nënshkrimin e tij, shkruan zeri.info. Pas fitores kundër Vladimir Klitchkos, 27-vjeçari Joshua e ka porositur në SHBA pakon me suvenire nga Ali.

Kampioni i ri botëror është shprehur i kënaqur që pakoja i ka arritur, ndërsa ka bërë edhe foto pranë saj. “Nuk dua që askush të më krahasoj me legjendarin Muhammad Ali.

Ai ka qenë në një nivel që nuk mund të arrihet. Unë? E di që nuk jam i përkryer, atë që e punoj, e punoj me përkushtim. Sigurisht nuk do të ndalem”, ka thënë Joshua.

Para tij gjendet një karrierë e bujshme, pasi është vetëm 27-vjeçar. “Më e rëndësishmja është që jam i lumtur. Do të punoj për t’u përmirësuar vazhdimisht dhe të shohim çfarë të sjellë e ardhmja”, ka shtuar britaniku, i cili e ka fituar simpatinë e shumë dashamirëve të boksit./Zëri/