Aktuale

A ju kujtohet Linda, gruaja që e ruante Rugovën, ja çka bën ajo sot

Padyshim se të gjithëve u ka rënë në sy sa herë e keni parë Ibrahim Rugovën në ndonjë aktivitet jashtë zyrës së tij.

Një vajzë e veshur me të zeza, floktë të shkurtëra dhe të lidhura fort dhe më nje një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje.

Kjo është Linda Muriqi femra e vetme në mesin e shumë burrave që kujdesej për sigurinë e presidentit, Ibrahim Rugova.

Po ku ndodhet sot, ish ushtarja e UÇK-së e cila e la Amerikën dhe iu bashkua luftës për çlrimin e Kosovës në një moshë ende të re?!

Magazina.al marr vesh se ajo bënë një jetë mes New Yorkut dhe Pejës.

Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh vjen edhe në Pejë në vendlindjen e saj.

Kohëve të fundit Linda është parë në Kosovë në dasmën e vëllaut të saj, bokserit të njohur Elvir Muriqit.

Linda që dikur kujdesej për sigurinë e ish presidentit të Kosovës, tash është e papunë.

Megjihate famija e saj qëndrojnë mirë ekonomikisht për shkak së vëllezërit kanë biznes në New York.