Sport

Juventus arrin marrëveshje me portierin e ri (Foto)

Drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit kanë arritur marrëveshje personale me portierin polak, Wojciech Szczesny, përcjell Express.

Thuhet se Kampioni i Italisë i ka ofruar kontrate katërvjeçare dhe një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Juventusit i mbetet që të arrijë marrëveshje edhe me Arsenalin, e cili klub ka kontratë me portierin deri në vitin 2018.

Kampioni i Italisë ka nevojë për një portier pasi Neto u transferua në Valencia. Por, Szczesny shihet edhe si pasardhës i Gianluigi Buffonit, i cili është në prag të pensionimit. /Express/