Sport

Juventus kërkon talentin e Barcelonës

Juventus është duke e monitoruar talentin e Barcelonës, Abel Ruiz

Sipas mediave italiane, Juventus është duke u interesuar për sulmuesin e ri të Barcelonës, Abel Ruiz, transmeton Gazeta Express.

Ruiz do të vëzhgohet nga afër nga skautët e kampionit të Italisë. Raportohet se Ruiz ka klauzolë 3 milionë euro, derisa kontrata me ekipin nga “Camp Nou” i skadon në vitin 2019.

Përveç Juventusit, interesim për Ruizin kanë shfaqur edhe Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.

Ruiz në vitin 2012 është transferuar nga Valencia në Barcelonë. Ai aktualisht është pjesë e ekipi B të Barcelonës. /Express/