Sport

Juventus nuk fshihet, e pranon dëshirën për këtë yll të Premierligës

Gjiganti italian Juventus është shumë i interesuar për ta transferuar yllin e Liverpoolit, Emre Can, përcjellë arbresh.info.

Can ka mahnitur tash e dy edicioni në Premierligë me skuadrën nga ‘Anfild Road’ derisa Juve në afatin kalimtar të verës që shkoi ofroi 30 milionë euro për shërbimet e turkut, mirëpo oferta u refuzua.

Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Beppe Moratta, tregon se klubi nga Torino po e përcjellë Canin.

“Emre Can është një lojtar të cilin e kemi monitoruar. Ata do ta kërkojnë shumë klube në afatin kalimtar të janarit”, ka thënë Beppe Moratta. /arbresh.info/