Sport

Juventus rrëmben fitoren

Në derbin e zhvilluar sonte në Seria A, ku u takuan dy klubet më të famshme italiane, Juventus arriti që në sekondat e kohës shtesë t’ia rrëmbejë fitoren rivalit të saj Milan (2:1).

Juventus ka shënuar golin e parë, me anë të qendërmbrojtësit Medhi Benatia (30’). Por, Milan ka barazuar rezultatin në 1:1, pas një kundërsulmi të organizuar mirë dhe golin e realizoi Carlos Bacca (43’).

Në minutën e 90-të, Milan mberti me 10 lojtarë në fushë, pasi me karton të kuq u largua nga loja Jose Sosa. Por deri sa mendohej se çdo gjë po shkonte drejtë barazimit, në sekondat e fundit të lojës shtesë akordohet një penallti në favor të “Zonjës së vjetër”, ku nga pika e barë ishte i pa gabuar Paulo Dybala.

Juventus vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 70 pikë, e ndjekur nga Roma me 11 pikë më pak, kurse Mlan është në pozitën e 7-të me 50 pikë, transmeton KosovaPress.