Sport

Juventus shet Pogban për 95 milionë euro, ja ku u transferua

Paul Pogba do të rikthehet në Manchester United në transferim me vlerë prej 95 milionë euro.
Paul Pogba në Manchester United.

Tabloidi britanik “Daily Star” raporton se marrëveshja është realizuar.

Mesfushori i Juventusit do të rikthehet në “Old Trafford” në transferim me vlerë prej 95 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Ai kishte nënshkruar me “Bianconerët” pikërisht nga Manchester United.

Por, menaxheri i ri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka vendosur të paguajë një shifër rekord për rikthimin e tij në ekip dhe krijimin e një skuadre që mund të luftojë për të fituar tituj të rëndësishëm.

the authorSamir Dalipi