Sport

Juventusi humb edhe kapitenin tjetër për ndeshjen me Barcelonën

Leonardo Bonucci me shumë mundësi s’do të luajë kundër Barçës.

Pas Giorgio Chiellinit, edhe Leonardo Bonucci pritet të mungojë kundër Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Juventusit është dëmtuar në barazimin 1-1 me Hellas Veronën.

Leonardo Bonucci ai u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 75’ pas disa problemeve muskulore.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit të Bonuccit, por duket se është e pamundur të arrijë për sfidën e së mërkurës.

Juves do t’i mungojë edhe De Ligt, që vazhdon të punojë për t’u rikthyer në fushë pas operimit që pati muaj më parë në shpatull.

Në dyshim ende është edhe Cristiano Ronaldo, që të premten sërish rezultoi pozitiv, të hënën do të testohet sërish 35-vjeçari. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN