Aktuale

Kadaj-Bujupi: Nesër protesta historike, të gjithë në shesh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi thotë se protesta e nesërme për kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të Kosovës me Malin e Zi, është historike.

Përmes Facebook-ut , Kadaj-Bujupi u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste, në mënyrë që sipas saj, t’i tregohet pushtetit se toka e Kosovës nuk është për t’u tregtuar.

Postimi i plotë i Kadaj-Bujupit

Të dashur qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë në gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, nesër është ditë shumë e rëndësishme.

Protesta e nesërme është historike. Është momenti vendimtar që t’i tregohet klanit Pronto se Kosova, toka e saj, nuk tregtohet.

Nesër, me 1 shtator, në orën 11:00, të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë.

JO DEMARKACIONIT! NUK KEMI TOKË PËR TË FALUR!