Aktuale

Kadaj-Bujupi: Premtimet e Veselit të njëjta me ato të Thaçit më 2007

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se premtimet e Kadri Veselit që i bëri dje në Koventën e tetë të PDK-së , ishin të njëjta me ato të Hashim Thaçit më 2007.

Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Veseli harroj tu a përmend qytetarëve udhëtimin pa viza për të dhjetin vit më radhë.

Postimi i plotë:

Se kuptova dje se a është ndërrua partia apo çka ka ndodhur, sepse të gjitha ato që premtonte Kadria i premtonte Thaçi më 2007, pas dhjet vjet po na tregon Kadria se ka zero tolerancë ndaj korrupsionit i cili lulëzoj në qeverisje të PDK-së.
Se di a e kapërcej rreshtin në lexim e sipër a harroj ti premton Kosovarëve udhëtim pa viza për të dhjetën vjet më radhë.

the authorE B