Aktuale

Kadaj-Bujupi: Thaçi s’e ka vendin në këtë Debat (Video)

Deputetët e VV’së e bojkotuan debatin për Demarkacionin në momentin kur Presidenti Hashim Thaçi filloi fjalimin.

Gazeta Express sjell intervistën e Donika Kadaj Bujupi e cila shpejgoi arsyet se pse deputetët e Vetëvendosjes e bojkotuan sallën.

Kadaj tha se VV e bojkotoj fjalimin e Presidentit pasi që ai nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime.

Më tej Kada tha se Thaci është përgjegjës për këtë marrëveshje dhe nuk e ka vendin në ketë debat.

sipas saj thaci e ka vendin ne burg e jo në Presidence e as në Parlament, raporton Gazeta Express.

Kadaj tha se nuk presin rezultate nga ky debat.