Aktuale

Kadri Veseli, kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit

Koalicioni PDK-AAK-NISMA do të kandidojë për kryetar të Kuvendit të Kosovës kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Kështu ka konfirmuar për televizionin publik Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së.

Hoti wshtw shprehur i bindur se Veseli do të marrë 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shkak se sipas tij, konstituimi i Kuvendit të Kosovës bëhet për deputetët e të gjitha partive, dhe jo për Qeverinë.

Kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës do të jetë sërish Kadri Veseli. Nuk do ta ketë të vështirë ti merr 61 vota. Kuvendi i Kosovës konstituohet për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e jo për qeverinë”, deklaroi Hoti./KosovaPress/