Aktuale

Kadri Veseli thotë se viziton Veriun e Kosovës tinëz

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë ditës së sotme u takua me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit, Mihret Salkoviq.

Gjatë takimit Veseli u shpreh se disa herë e ka vizituar komunën e Lepozaviqit, por që publikisht nuk ka treguar se kur ka shkuar.

Kreu i Kuvendit u shpreh se shumë shpejt edhe në mënyrë zyrtare do ta vizitoj komunën e Lepozaviqit, pasi që për vizitë ai ka ftesë edhe nga zyrtarë të Listës Serbe.

Veseli tha se me nënkryetarin e Leposaviqit kanë biseduar për situatën në këtë komunë dhe për infrastrukturën dhe mundësisë e investimeve në atë pjesë.

E pyetur për kthimin e Listës Serbe në Qeveri, Veseli ka thënë se zyrtarisht ende nuk kanë ndonjë vendim të tyre për këtë çështje.

“Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli./GazetaExpress/