Aktuale

“Kadri Veseli u tregua i madh”

Opinionistja dhe shkrimtarja Kimete Berisha e ka quajtur njeri të “madh” kreun e PDK-së Kadri Veselin.

Ajo mendon që veprimi i tij duke ia lëshuar vendin për kryeministër Ramush Haradinajt ka treguar “shumë”.

Madje thotë se edhe kush ia ka inat duhet t’ia japë hakun.

Ky është statusi i plotë i Berishës:

Kija inatin, por jepja hakun. Kadri Veseli u tregu ‘i madh’ që ia lëshoi vendin për kryeministër Ramush Haradinajt.

Ramush Haradinaj kurrgjë në mos bëftë, së paku Serbinë nuk e lejon me na poshtëru, qysh e kanë leju deri sot!

Për disa çaste u tregua ‘i madh’ edhe Isa Mustafa që u tërhoq nga kandidatura për kryeministër, ama ‘madhështia’ e tij kish qenë fallcë, kur u kuptua se e zgjodhi në vend të vetes, kopjen e tij.

P.S. Ne duhet m’u mësu me pa të keqen te vetja dhe te ai që na pëlqen, si dhe të mirën te kundërshtari dhe te ai nuk na pëlqen.

E jo veç vetja me na u duk ‘mirë’ e të gjithë të tjerët ‘keq’.

the authorSamir Dalipi