Sport

Kaka i zbulon tre golat më të mirë me Milanin

Legjenda braziliane e Milanit, Ricardo Kaka, në një intervistë për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve i ka zbuluar tre golat më të mirë dhe më të rëndësishëm në karrierën e tij me kuqezinjtë.

Kaka ishte pjesë e Milanit nga viti 2003 deri më 2009, dhe pastaj u largua në drejtim të Real Madridit, ku qëndroi për katër vjet, dhe pastaj u kthye edhe për një stinor te Milani, aty ku edhe kaloi pjesën më të mirë të karrierës së tij si futbollist profesionist, transmeton Gazeta Express.

Kaka tani është i pensionuar nga futbolli, dhe në një intervistë i ka zbuluar tre golat më të mirë me fanellën e Milanit.

Golin ndaj Celticit në vitin 2007 në Ligën e Kampionëve, në vitin 2006 përsëri në Ligën e Kampionëve ndaj klubit turk, Fenerbahçes, dhe të tretin kundër Manchester Unitedit në vitin 2007 në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve, që sipas tij është më i preferuari me fanellën kuqezi.

“Ishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, dhe po ashtu një ndeshje mjaft e rëndësishme”, ka thënë Kaka.