AktualeLifestyle

Kali i ngecur në baltë shpëtohet nga zjarrfikësit

Reparti i zjarrfikësve në Teksas, po vlerësohet për shpëtimin e një kali të ngecur në baltë. Zyrtarët thanë se pasi i lajmëruan mbërritën në vendngjarje, ku gjetën kalin që dukej krejtësisht i paaftë për t’u ngritur.

Fotografitë nga operacioni i shpëtimit u shpërndanë në Facebook nga zjarrfikësit të hënën.

“Dje në mëngjes, ekipet iu përgjigjën një thirrjeje për të shpëtuar një kalë që ishte ngecur në baltë. Pas mbërritjes, personeli gjeti një kalë të madh në baltë të trashë, dhe zjarrfikësit gërmuan duke krijuar hapësirë ​​poshtë kalit për të vendosur litarë që ndihmoi në nxjerrjen e kafshës jashtë”, tha departamenti në postim.

“Një veteriner ka qenë në vendngjarje me mjekim dhe ka ndihmuar që të kujdesej për kalin e quajtur Bella. Falë ekipit të përbërë nga zjarrfikës, vullnetarë, veteriner dhe qytetarë që ishin të përfshirë në këtë shpëtim”, thuhej më tej në postim.

Postimi ka marrë qindra pëlqime dhe shpërndarje që kur u publikua. Përdoruesit e Facebook vërshuan seksionin e komenteve të postimit me vlerësimin e ekuipazhit të departamentit.