Aktuale

Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasit e Shqipërisë

Njësiti patrullues gjatë patrullimit rreth pikës kufitare në Vermicë, ka ndaluar katër shtetas të Shqipërisë, të cilët e kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa, tre prej të dyshuarve (të mitur) u janë dorëzuar organeve policore të Shqipërisë./KosovaPress/