Aktuale

Kamioni përmbyset në mes të autostradës (Foto)

Një kamion është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është kthyer në një krah në mes të rrugës, raporton “Durrësi Lajm”.

Policia ndodhet në vendngjarje, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident rrugor.

Grupi hetimor po kryen hetimet paraprake për të zbardhur dinamikën e aksidentit.