Shëndetësi

Kamomili, i nevojshëm për organizmin

Për sëmundjet e lëkurës të natyrës inflamatore, të tilla si pezmatimi i lëkurës, ekzema ose puçrrat në fytyrë, vaji esencial i kamomilit ka një efekt shumë qetësues, transmeton “Zeri.info”.

Çaji ose përzierjet e ndryshme bimore dhe sidomos kamomili ia sigurojnë trupit tonë dozën e duhur të kalorive dhe gjithashtu efekte shumë të mira mjekësore.

– Qetëson mendjen: Pas një dite stresuese kur kthehemi në shtëpi duam vetëm qetësi. Por, cila është zgjidhja më e mirë? Një banjë e nxehtë, qirinj, muzikë në sfond dhe një përzierje me kamomil e lule portokalli. Këto bimë janë të njohura për ndikimin e tyre në sistemin nervor qendror, duke dhuruar një ndjenjë të plotë qetësimi.

– I mirë për lëkurën: Për sëmundjet e lëkurës të natyrës inflamatore, të tilla si pezmatimi i lëkurës, ekzema ose puçrrat në fytyrë, vaji esencial i kamomilit ka një efekt shumë qetësues, i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës sonë, duke eliminuar të kruarën dhe skuqjen. Përdorni edhe ndonjë pikë tjetër vaji të përshtatshëm për lëkurën dhe përzierjen e vajrave lëreni të veprojë të paktën për 20 minuta përpara se të shpëlaheni.

– Kuron infeksionet e syve: Kamomili ka edhe një efekt qetësues dhe antiinflamator në rastin e infeksioneve në sy. Në veçanti në qoftë se vuani nga skuqjet, atëherë ju mund ta përshpejtoni procesin e shërimit dhe lehtësimin e simptomave me fasha të ngrohta të lagura në kamomil.

the authorE B