Rajon & Botë

Kandidatët për postin e shefit të OKB’së debatojnë direkt në TV

Dhjetë nga 12 kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara morën pjesë në debatin e parë televiziv në historinë e OKB-së.

Debati u zhvillua në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe është transmetuar drejtpërdrejtë përmes televizionit Al-Jazeera.

Për dy orë e gjysmë kandidatët ekspozuan prioritetet e tyre në rast se zgjidhen dhe iu përgjigjën pyetjeve për reformimin e OKB-së, për gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e konflikteve dhe për probleme të tjera aktuale si situata e Lindjen e Mesme, në Sudanin e Jugut ose ndryshimet klimatike.

Debati u mbajt në dy seksione.

të Jashtme të Argjentinës,  Susanna Malcora dhe ish-shefat e diplomacive të Moldavisë, Natalija German, i Serbisë, Vuk Jeremiç dhe Kroacisë, Vesna Pushiç.

Në të dytin debati vazhdoi me pjesëmarrjen e drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, ish-kryeministres së Zelandës së Re, Helen Clark, e cila e udhëheq programin për zhvillim të OKB-së, ministrit malazez të Punëve të Jashtme, Igor Lukshiç, ish-presidentit të Sllovenisë, Danilo Tirk dhe kandidates nga Kosta Rika, Kristiana Figeres.

Javën e ardhshme Këshilli 15-të anëtarësh i Sigurimit fillon votimin e fshehtë joformal për zgjedhjen e kandidatit, të cilin do t’ia rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.