Aktuale

Kandiq: Serbia e sotme as në vitet e nëntëdhjeta nuk ka qenë kaq e errët

Natasha Kandiq, koordinatore e Koalicionit për KOMRA – Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-RSFJ nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2011, ka thënë sot për mediat në Beograd se Serbia e sotme as në vitet e nëntëdhjeta nuk ka qenë kaq e errët

“Sot po jetojmë në një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet e nëntëdhjeta, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme”, deklaroi Kandiq, themeluese dhe ish drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare. Në konferencën për medie “Bllokada ballafaqimit me të kaluarën dhe e procesit KOMRA”, Kandiq tha se për themelimin e KOMRA-s gjatë gjithë këtyre viteve ka vazhduar mbështetja e komunitetit evropian. Sipas saj, vetë projektin e kanë pranuar edhe edhe politikanët e shteteve të rajonit.

Megjithatë, thekson Kandiq, në dy vitet e fundit procesi po vijon në një drejtim krejtësisht tjetër. “Sot kemi bllokade të procesi të ballafaqimit me të kaluarën. Prandaj, na mbetet që t’i drejtohemi Komisionit Evropian dhe të shohim se a është ky institucion i vetëdijshëm se komuniteti evropian i ka braktisur shtet post-konfliktuoze dhe mbështetjen drejtësisë tranzicionale”, ka thënë Kandiq. Ish-shefja e Fondit për të Drejtën Humanitare se deri më tani asnjëherë nuk ka ngjarë që Komisioni Evropian apo Parlamenti Evropian të përfshihen në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, vetëm se e kanë mbështetur, “dhe ky është problemi më i madh, sepse në këtë rast nuk ka hapa përpara, gjë që për ne është jetike”.

Në pyetjen se çfarë pret nga mini-samiti i kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, më 15 mars, Kandiq është përgjigjur se ky është “një samit i imponuar”, i cili vjen pas vizitës që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, i ka barë vendeve të rajonit. “Ekziston një shqetësim i madh në Briksel për zhvillimet e fundit në rajon, një frikë e madhe për eskalimin e konflikteve. Kam përshtypje se ky shqetësim po krijon hapësirë për shqyrtimin e idesë për themelimin e KOMRA-s, e cila mund të ulë tensionet në rajon dhe të bashkojë politikanët. Nuk ka më komunikim për procesin e pajtimit, sepse kjo në shtetet e rajonit më nuk është prioritet. Politikanëve nuk u shkon në mendje që të takohen me përfaqësues të organizatave joqeveritare, për të cilat kryeministri Vuçiq thotë se janë agjentura të huaja”, ka shprehur shqetësimin e saj Kandiq. Tutje, Kandiq tha se në Serbi edhe institucionet evropiane konsiderohen të spiunazhit.

Si rrjedhojë, thotë Kandiq, kemi një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet e nëntëdhjeta, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme. Në përfundim të konferencës, të pranishmit ritheksuan se pa procesin që nënkupton trajtimin dhe përballjen me të kaluarën, asnjë e sotme, e veçanërisht e ardhmja, sado të duken të mira, nuk do të jenë të mundura. /ZERI/