Sport

Kane kthehet për finish, e konfirmon Mourinho

U lëndua rëndë në shkurt, dhe u raportua se përfundoi sezoni për të.

Por, ndërprerja e futbollist për shkak të pandemisë së koronavirusit, i ka ndihmuar atij që të mos humbasë asnjë ndeshje që nga marsi.

Bëhet fjalë për Harry Kane, që vazhdon të jetë temë diskutimi për të ardhmen pasi angleze mund të ndërrojë skuadër me destinacionin më të mundshëm, Manchester United.

Pikërisht kundër ndoshta klubit të ardhshëm të tij, Jose Mourinho, një ish-trajner i “Djajve të Kuq”, ka konfirmuar se sulmuesi Kane është 100% i gatshëm për lojë.

“Kanë s’ka luajtur futboll për gjashtë muaj, kështu që sërish ai është duke punuar shumë mirë. Mund të ju them pa problem se ai do të startojë (kundër Manchester United)”, u shpreh Mourinho.

Pas disa muajsh pushim për shkak të COVID-19, Tottenham dhe Man United rikthen në fushë me ndeshje direkte të premten mbrëma në stadiumin e Tottenham. /Gazeta Express/