Aktuale

Kaos në urbanin e Tiranës! Vajzat hidhen nga dritaret e autobusit (Video)

Nuk ka qenë një ditë e mirë mëngjesi i kësaj të hëne për një sërë qytetarësh që kanë marrë urbanin e isntitutit.

Në njërin prej autobuzëve ka ndodhur një grabitje dhe në mënyrë për të mos lejuar hajdutin që të largohet, shoferi ka mbyllur dyert. Por sipas një denoncimi të një qytetareje në autobus, njerëzit kanë pritur policinë prej rreth 40 minutash të mbyllur brenda, aqsa shumë persona, përfshi këtu edhe disa vajza, nuk kanë duruar dhe janë hedhur nga dritarja.

“Ja çfarë po ndodh në urbanin e Institutit, ka gati një orë, më shumë se 40 minuta. Ka ndaluar për një portofol të vjedhur. Policia është lajmëruar dhe njerëzit mbahen peng pa lëvizur”, shkruan qytetarja për JOQ.