Aktuale

Kapet armë ilegale në Korishë të Prizrenit

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri, pas një pune intensive në fshatin Korishë të Prizrenit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit Revolver COLT.

Policia ka identifikuar dy të dyshuarit  SH M dhe N B që kishin në posedim armën.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë se shtetit  për procedura të më tejme.

Rasti do të trajtohet sipas procedurës së rregullt./KP