Kuriozitete

Kapet breshka gjigante, habiten banorët (Video)

Një breshkë prej dy metërshe sht kapur në një plazh në Calella, pranë Barcelonës në bregun verilindor të Spanjës.

Breshka me sa duket e vdekur, e cila peshon 700 kilogram, është filmuar duke u nxjerr nga plazhi me një vinç.

Breshka është parë për herë të parë në bregun spanjoll gjatë muajit të kaluar, nga peshkatari në Vilanova i la Geltrú.

Breshkat gjigante preferojnë ujërat tropikale dhe subtropikale dhe zakonisht gjenden në Amerikën e Jugut.

the authorSamir Dalipi