Aktuale

Kapet një peshkaqen 300 kg në Himarë (Foto)

Një peshkatar i quajtur Berti i ka habitur të gjithë sot në Himarë, pasi në varkën e tij ka ngritur lartë një peshkaqen gjigant.

Peshkaqeni është kapur në ujërat e thella të Himarës, ndërsa bëhet me dije se ai peshon rreth 300 kg.  Në Vlorë rreth dy vite më parë është kapur një peshkaqen me këtë peshë nga një çift, të cilin më pas e përdorën për ushqim.

Një djalë që ka qenë i pranishëm bën një thirrje për turistët që mos të tremben, pasi të tillë peshkaqenë qëndrojnë në ujëra të thella, për më tepër shikoni fotot.