Tech

Karikuesit e rinj të telefonave të mençur do t’i mbushin telefonat për më pak se 15 minuta

Jo vetëm që do të mbush telefonat më shpejt se 15 minuta, por do të ruaj edhe jetëgjatësinë e baterisë.

Telefonat e mençur shumë shpejt do të mund të mbushen më pak se 15 minuta pas një karikimi të shpejtë që është prezantuar, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu do të jetë mundësia që telefoni juaj të mbushet nga 0 deri në 50% në vetëm 5 minuta.

“Karikuesi më i shpejtë në botë” do të jetë katër herë më i shpejtë se sa karikuesit që përdorim në ditët e sotme, dhe do të jenë në përdorim para se të përfundoj viti.

Do të jetë kompatibil më shume se 250 telefona të mençur, por nuk është teknologji që Apple e mbështetë, që do të thotë se vetëm Androidat mund ta përdorin por jo iPhone-at.

Telefonat që mund ta shfrytëzojnë këtë karikues janë Samsung Galaxy S20 5G, LG V30 dhe Nokia8.

the authorGazetaKNN