ShowBiz

Kastro nuk do pazare për pikë në Kënga Magjike

Këngëtari dhe moderatori i njohur, Kastro Zizo, shquhet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe mendimet e veçanta.

I lirshëm dhe plot të reja, Kastro është shprehur për Thumb ashtu siç di vetëm.

Duke qenë se këtë vit po konkurron në Kënga Magjike me këngën “Pa faj”, është pyetur nëse bëhen pazare votash mes këngëtarëve në këtë festival.

“Unë nuk i kam bërë ndonjëherë e nuk besoj se do t’i bëj”.

“Kush do dhe e ndjen që nuk do të bëhet pjesë e pazarxhinjve dhe kompozitorëve duke bërë klanet, le të më japë pikë”.

“Për pazare mua mos mu afroni, po deshët për ndonjë gotë pas provave jeni të mirëpritur”, ka deklaruar kantautori.

Në edicionin e sivjetmë të Kënga Magjike, Kastro vjen në duet me Rea Nuhu.

the authorE B