Rajon & Botë

Katalonia ia bën me dije Spanjës se do të vazhdojë rrugën për pavarësi me apo pa pajtim

Qeveria katalonase e ka intensifikuar luftën e fjalëve me Spanjën duke u zotuar se do të përdorë mandatin e vet demokratik për të krijuar një shtet të ndarë katalonas me apo pa aprovimin e Madridit.

Katalonia është duke u përgatitur që ta shpërfillë gjykatën kushtetuese të Spanjës gjatë kësaj jave duke i debatuar përfundimet e një grupi punues për sovranitetin, nëntë muaj pasi parlamenti katalonas e parashtroi një rezolutë duke bërë thirrje për nisjen e një procesi për krijimin e një shteti të pavarur katalonas, shkruan The Guardian, përcjell Express.

Kryetari i Parlamentit, Carme Forcadell dhe ministri i Punëve të Jashtëm, Raul Romeva, kanë thënë për The Guardian se armiqësia e vazhdueshme nga Madridi nuk i ka lënë zgjidhje tjetër Katalonisë përveç se të vazhdojë me agjendën e pavarësisë.

“Shteti spanjoll na ka lënë duke ndier se nuk kemi alternativë,” tha Romeva, duke shtuar “Gjithmonë e kemi thënë se do të preferonim një skenar të tipit skocez, ku ne do të mund të negocionim me shtetin dhe të mbajmë një referendum demokratik dhe të bashkërenduar. ne vazhdojmë t’i flasim Madridit por e gjitha që marrim nga ta është përsëritje [e asaj që është thënë më parë].”

/Gazeta Express/