Sport

Katastrofë për Milanin, mund të përjashtohet nga garat evropiane

Mediat spanjolle raportojnë se UEFA do ta refuzojë propozimin e skuadrës italiane AC Milan për një marrëveshje vullnetare për Financial Fair Play.

Milan u ble nga konsortiumi kinez “Rossoneri Sport Invesment Lux” në muajin prill në krye me Yonghong Li, transmeton Express.

Kjo pasoi me shpenzime të mëdha në transferimin e lojtarëve gjatë verës, 200 milionë euro në total, për ta përforcuar skuadrën e Vincenzo Montellas.

Milan dorëzoi llogaritë në UEFA në fillim të këtij muaji me shpresë se do të gjejnë një marrëveshje vullnetare për obligimet e tyre financiare (FFP).

E përditshmja spanjolle, Marca raporton se zyrtarët e UEFA-së nuk janë bindur aspak nga planet e Milanit, pasi të gjitha investimet janë bërë gazuar në suksesin sportiv të “Rossoneri”.

Duke qenë se Milan është 11 pikë larg vendeve që çojnë në Ligë të Kampionëve, ky nuk është parë si plan e arsyeshëm për të përfituar.

Nëse UEFA nuk s’i pranon planet e Milanit, atëherë skuadra italiane do të përballet me sanksione të mundshme, përfshirë edhe më ndalesë të pjesëmarrjes në garat evropiane. /Express/