Sport

Katër klubet tek të cilat Ings mund të huazohet gjatë janarit

Danny Ings është lojtari më i pafat kur vjen puna te lëndimet.

Nga një lojtar i skuadrës së vogël (Dorchester) në Ligën Premier në më pak se katër vite, karriera e 25-vjeçarit ka pësuar shumë ulje e ngritje.

Anglezi iu bashkua Liverpoolit nga Burnley në vitin 2015 në kohën e Brendan Rodgers, por ai ka dështuar të tregojë diçka, kjo pasi aventura e tij te Reds është ndjekur me lëndime.

Tani klubi anglez ka shprehur vullnetin që ta largojë lojtarin gjatë janarit në formë të huazimit pasi në sulm ka lojtarë të tjerë më cilësorë: Mohamed Salah, Philippe Coutinho, Roberto Firmino, Daniel Sturridge, Dominic Solanke, por edhe Adam Lallana dhe Sadio Mane.

Në 12 paraqitje për Liverpoolin sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola, ndërsa më poshtë keni katër klubet që Ings mund të huazohet në janar:

4. Newcastle United

3. Burnley

2. Bournemouth

1. Leeds United