Lifestyle

Katër mënyra se si po e dëmtoni të ardhmen e fëmijëve tuaj

Nganjëherë, pa qëllim të keq dhe pa dijeninë e tyre prindërit rrisin fëmijët në mënyrën e gabuar.

Prindërimi është argumentueshëm puna më e vështirë në botë, shkruan The Independent.

Psikologia klinike, Ma. Lourdes “Honey” Carandang shpjegoi për Inquirer.net që janë katër shembuj përmes të cilëve ju negativisht po ndikoni në jetën e fëmijës tuaj:

1.T’i krahasoni fëmijët tuaj – është fyese dhe e hedh poshtë njërin fëmijë karshi tjetrit. Prindërit mund të jenë fajtorë dhe të mos e dinë.

2.Të përdorni etiketime – nofkat mund të duken si të parrezikshme, por ato mund të lënë vrragë në fëmijën përjetësisht nëse përdoren shpesh.

3.Të vini një shembull për ngacmim – fëmijët jo vetëm që ju dëgjojnë se çfarë thoni por edhe ju shohin se çfarë bëni. Andaj keni kujdes se si i trajtoni edhe të tjerët.

4.Ta lini favorizmin që të ndikojë në disiplinë – me shumë probabilitet, secili prind e ka dikë favorit, dhe shpesh të bëmat e këqija të atyre fëmijëve mbeten të padënuara ndërsa të vëllezërve dhe motrave të tyre, jo.