Aktuale

Katër persona të armatosur vjedhin bankomatin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për rast të vjedhjes së rëndë në Prizren.
Një person ka raportuar në polici se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkyuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë punës në terren të policisë është gjetur bankomati i vjedhur të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./lajmi.net/