Aktuale

Katër serbëve që sulmuan policët u vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë

Vendimi për masën e paraburgimit ndaj katër serbëve të arrestuar me dyshimet për sulm fizik ndaj policëve dhe pengimin e tyre në kryerje të detyrës zyrtare, është shtyrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Violeta Husaj-Rugova, shkruan sot Koha Ditore.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Selvane Bukleta, gjyqtarja ua ka vazhduar katër të dyshuarve ndalimin policor edhe për 48 orë, derisa të sjellë një vendim tjetër. Daniel Novoviq nga Peja, tash me vendbanim në Mrçajveci në Serbi, dhe Srgjan Stashiq, nga Dugojeva e Klinës, dyshohen për kryerjen e veprës penale për sulm ndaj personave zyrtarë.