ShowBiz

Kathlen pas “Britain’s got talent”, i kthehet pastrimit të tualeteve

Pjesëmarrësja në “Britain’s Got Talent”, Kathlen Jenkins është kthyer përsëri për të pastruar tualetet, dy ditë pas provës  së saj të rëndësishme. Kathleen 25 vjeçe  është përkrahur shumë gjatë provave me këngën e saj “Wild Horses”.

Miliona njerëz janë shprehur shumë të kënaqur me zërin e saj dhe shikimet online kanë vërshuar You Tube për të parë performancën e saj, por ajo vetëm dy ditë pas kësaj I është rikthyer punës së saj të zakonshme, pastrimit,transmeton The Sun,citon kolona.al.

Kathlen do të performojë sonte live në semi finale derisa është favorite që të shkojë direkt në finale e madhe.  Sido që të jetë  ajo duhet të vazhdojë ende punën e saj prej pastruese për një pagë minimale. Ajo I ka thënë “Daily Star Sunday”. “Ende jam duke pastruar tualete dhe duke zbrazur shportat e mbeturinave.  “Shefi im është treguar njerëzor duke më dhënë pak kohë të lirë që të përgatitem për show-in live , por nuk jam në gjendje ende të lëshojë punën.

“Duket e pa besueshme, derisa në provat e mija jam ndjekur nga shumë njerëz të shtunën në mbrëmje , të hënën në mëngjes unë jam rikthyer në punë për të pastruar zyre, dhe çdo gjë nga aty, tualetet deri te shportat e mbeturinave”.

Leave a Reply