Rajon & Botë

KE padit Çekinë, Poloninë dhe Hungarinë për shkak të kuotës për migrantë

Komisioni Evropiani akuzoi sot Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë në gjykatën e drejtësisë së BE-së për shkak se kanë refuzuar programin e shpërndarjes së azilkërkuesve.

Ky hap është paralajmëruar qysh më 7 dhjetor dhe siç transmetojnë mediat çeke, kuota për shpërndarjen e migrantëve është miratuar në shtator 2015, pavarësisht mospajtimit të disa shteteve.