Aktuale

KEDS-ia s’ia gjen çaren, vet i këput telat dhe e rrëzon shtyllën elektrike

Në Vushtrri një person ka këputur telat dhe rrëzuar një shtyllë elektrike. Krejt këtë banori i Vushtrrisë e kishte bërë në shenjë revolte pasi KEDS-i nuk e kishte bërë këtë.

Sipas raportit të Policisë personi ka njoftuar KEDS-in që  t’i largojë disa tela të rrymës të cilët kishin rënë shumë poshtë arës së tij.

“Mirëpo njësitë e KEDS-it nuk kanë mundur ta evitojnë këtë problem dhe i dyshuari në shenjë revolte ka këputur telat si dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./KosovaPress/