Aktuale

KEDS shtrinë investimet edhe në Shakovicë të Podujevës

Shakovica, zonë e rëndësishme në rajonit të Podujevës tashmë ka ndjerë investimet nga KEDS. Investimet kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së energjisë, kualitetin dhe sigurinë.

KEDS ka bërë të ditur se ka shtrirë projektin investues në lokacione ku gjendja ishte jo e mirë dhe jo stabile për shkak të rrjetit të stërvjetëruar.

“Në lokacionet problematike, respektivisht ne projektin TS Shakovicë tek Mali 2, në Shakovicë të Komunës së Podujevës, për shkak të tensionit të dobët dhe gjendjes shumë të keqe të rrjetit, që paraqet rrezikshmëri për banorët e fshatit Shakovicë, është bërë instalimi i rrjetit të ri elektrik”, thonë ndër të tjera në KEDS.

KEDS po ashtu ka bërë të ditur se në këtë rajon të Podujevës, gjegjësisht në fshatin Shakovicë ka realizuar edhe rritjen e fuqisë së trasnformatorit energjetik.

Nga ky investim në Shakovicë përfitojnë saktësisht 101 ekonomi familjare. Imran Azemi, banor i këtij fshati, thotë se pret shumë që investimi të ndjehet me efekte pozitive në këtë anë.

“Kemi hequr të zinjët e ullirit. Tash presim që efeketet pozitive të vërehen. KEDS është parë se ka punuar në terren dhe është thënë se punët do të vazhdojnë edhe këto ditë”, shprehet Azemi.

Pritet që KEDS të vazhdojë deri në përfundim edhe me vënien e disa shtyllave të tjera të betonit dhe shtrirjen e kabllove në vazhdim.

KEDS gjatë viteve 2015, 2016 dhe vitin në të cilin jemi ka shtrirë investime të mëdha në rajonin e Podujevës për çfarë edhe kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte shprehur i kënaqur me rritjen e dinamikave të punës nga KEDS.