Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në Indeksonline që subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje janë të orientuar drejt marksizmit-leninizmit të cilat po dalin të jenë të vërteta. Kelmendi ka thënë se kjo gjë e tejkalon çdo kufi të normales.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vetëvendosja po frymëzohet nga revolucioni rus Lenin, i cili kërkon të ndiqet vija marksiste-leniniste e cila kërkon forcimin e ateizmit përmes porosive Leniniste.
Gjejeni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:
Kjo është tmerr, kjo tejkalon çdo kufi të normales.
E tërë çka është folur dhe spekuluar deri më tani , po del se paska qenë e vërtetë.
VV-ja frymëzohet nga revolucionari rus Lenin, kërkon të ndiqet vija marksiste-leniniste, kërkon forcimin e ateizmit përmes porosive Leniniste : ” poshtë feja, rroftë ateizmi ” , ” frika krijoj perënditë ” , duhet ta luftojmë fenë dhe të tjera./indeksonline/