Aktuale

Kelmendi: Pronat e AKP-së të shfrytëzohen për zona ekonomike në Podujevë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili ka marrë detyrën zyrtare ditë më parë, sot ka vizituar komunën e Podujevës.

Me këtë rast Kelmendi  tha se po synojnë që hapësirat të cilat i menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit të jenë në shfrytëzim të ndërtimit të zonave ekonomive të komunës së Podujevës, në mënyrë që ato zona të jenë një mbështetje për zhvillim ekonomik.

Kelmendi tha se ka shumë ide të cilat mund ti realizojë  tashmë si anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka krijuar një fond për garantimin kredive për ekonomi të vogla, dhe për këtë ka  informuar kryetarin e Podujevës që afaristët që dëshirojnë të kenë qasje në këtë fond, të konkurrojnë në bankat e Kosovës dhe projektet e tyre që i plotësojnë kushtet të marrin mbështetjen me anë të këtij fondi.

 

“Ne do të shohim në bashkëpunim me komunën që një pjesë e investitorëve strategjik të brendshëm të gjejnë zgjidhje me komunën, të bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit që hapësirat që i menaxhon ajo të jepen në shfrytëzim për ndërtimin e zonave ekonomikeve të komunës në mënyrë që ajo zonë të jetë një pikë mbështetje për zhvillim ekonomik… Është e vërtet se vërtet se kam shumë ide dhe të gjitha këto mu ka dhënë mundësia që t’i përfundoj, dhe qeveria e Kosovës ka krijuar një fond për garantimin kredive për ekonomi të vogla, ku me këtë rast e informova kryetarin se mundin afaristët që dëshirojnë të qasen këtij fondi. Dhe ata të cilët me projektet e tyre I plotësojnë kushtet për financim të  gjejnë mbështetje te fondi I kredive”, tha Kelmendi.

Ai foli tutje edhe për Ligjin e Investimeve strategjike, I cili sipas tij, parasheh që t’i trajtojë më shumë  investitorët e jashtëm. Kelmendi po ashtu është informuar edhe për planin zhvillimor strategjik të komunës së Podujevës, i cili sipas tij, duhet të merret parasysh nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

“Unë sot gjatë vizitës u informova nga kryetari për planin zhvillimor strategjik të komunës. Njëkohësisht shpreha interesim që çka Qeveria e Kosovës duhet të bëjë për planet hapësinore të komunës në mënyrë që investitorët e brendshëm sidomos investitorët e vegjël të kenë lehtësira  në kuadër të komunës për zhvillimin e veprimtarive të tyre tyre. Dhe meqenëse kemi afër planin për fiskale dy, të shohim se çka mundemi ne me bërë për pakon fiskale që t’I stimulojmë zhvillimin e bizneseve të  vogla në komunën e Podujevës dhe në komunat tjera”, tha Kelmendi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, theksoi se një nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet Komuna është mungesa e hapësirave të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.

Veliu po ashtu ka informuar se si komunë janë të përgatitur për të pritur investime zhvillimore, sepse  kanë të hartuara të gjitha strategjitë për përket zhvillimit ekonomik lokal dhe dokumentet tjera strategjike.

 

“E informova se ne si komunë jemi të përgatitur për të pritur investime zhvillimore, sepse i  kemi të hartuara të gjitha strategjitë edhe për sa i takon zhvillimit ekonomik lokal edhe dokumentet tjera strategjike. Edhe natyrisht se e informova për të disa vështirësi që i kanë komunat për sa i takon hapjeve të bizneseve për shkak të mungesave të hapësirave të nevojshme, ngase sipërfaqet më të mëdha të komunave janë nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës. Po ashtu e informova në përgjithësi për komunën e Podujevës për mundësitë, për përparësitë  që i ofron kjo trevë për zhvillimin e bizneseve”, tha  Veliu.

Kryetari  i Podujevës tha ndër të tjera se Kelmendin e ka njoftuar për rrjedhat aktuale në komunën e Podujevës për sa i takon zhvillimeve dhe  orientimeve kryesore të kës aj treve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj./KP