ShowBiz

Këngëtarja e njohur kritikon Meghan Markle për veshjen

Dukjen e aktores, Meghan Markle për ditën më të rëndësishme të saj e kanë përfolur të gjithë.

Madje, shumë nga ta kishin komente negative pasi ajo kishte zgjedhur të dukej shumë thjeshtë edhe pse ishte nuse në familjen mbretërore, shkruan lajmi net.

Më pas erdhi edhe reagimi i yllit amerikan, Katy Perry e cila ka kritikuar aktoren për veshjen e dasmës.

Perry gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” tha se Dukesha e Sussex duhej të bënte një përshtatje më të mirë.

Ylli i pop-it ishte favorizuese ndaj Kate Middelton dhe Princit William që u martuan në vitin 2011, megjithatë ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur për çiftin e ri.

Kujtojmë që Meghan dukej natyrale por grimi dhe flokët i kanë kushtuar hiq më pak se 18 mijë euro. /Lajmi.net/