Aktuale

Keni kujdes, qytetari has në mjet shpërthyes në Gërmi

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, shpesh raportohet për hasje në mjete të dyshimta që nuk kanë shpërthyer.

Ndonëse për vite me radhë janë KFORI dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Një mjet i pashpërthyer është hasur dje në parkun më të vizituar të Prishtinës, Gërmi. Kështu ka bërë të ditur një qytetar përmes një postimi nëFacebook, shkruan Indeksonline.

“Lufta ka perfundu por pasoja mund te kete edhe sot. Dje te “Koshat” ne Germi, duke u shetitur me femije, e gjetem te zbuluar, si duket kete mjet te pashperthyer. I lajmerova edhe policine te cilet erdhen menjehere dhe u moren ne menyre shume profesionale me rastin.
Te keni kujdes te gjithe, e ne vecanti infomoni femijet!”, ka shkruar ky qytetar në Facebook.