Aktuale

Keqpordoret seksualisht një e mitur

Mbrëmë Policia është informuar për një rast të keqtrajtimit seksual të një vajze të mitur.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në Leposaviq.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari i gjinisë mashkullore ka keqtrajtuar seksualisht viktimën, e cila ishte e mitur.

“Ankuesi ka raportuar në Polici se një i dyshuar mashkull kishte keqtrajtuar seksualisht viktimën e gjinisë femërore e moshës së mitur”, thuhet në raport.

I dyshuari gjendet në arrati dhe i njëjti është në kërkim nga Policia