Aktuale

Kërcënohen tre zyrtarë të doganave

Tre zyrtarë të doganave janë kërcënuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllobar në Gllogoc.

Policia ka njoftuar se zyrtarët e doganave kanë raportuar se deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtarë janë penguar dhe kanosur verbalisht nga dy të dyshuar.

Në raportin ditor të policisë nuk është raportuar nëse të dyshuarit janë identifikuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Ky i fundit ka dhënë urdhër që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.