Aktuale

Kërkohej nga Greqia, arrestohet në pikën kufitare në Han të Elezit

Policia e Kosovës në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar në pikën kufitare në Han të Elezit mbrëmë rreth orës 19:30, ka arrestuar të dyshuarin A.M, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për marrje me narkotik.

Burime të KosovaPress kanë bërë të ditur se i arrestuari A.M i cili po kalonte në pikën kufitare në Han të Elezit, është i kërkuar nga Greqia, pasi që dyshohet për marrje me narkotik dhe është i dënuar me rreth 10 vite burg.

Sipas burimeve i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për vazhdim të procedurave të më tejme ligjore.

the authorE B