Shëndetësi

Këshilla për një mëngjes të shëndetshëm

Thuaji jo zgjimit vonë në mëngjes, si dhe ngrënies së ushqimeve të shpejta, pasi që të dyja janë të shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Për përballimin e aktiviteteve të ditës, vakti i mëngjesit na furnizon me energjinë e nevojshme. Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore, në të kundërt, mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë.

Ngrënia e një fruti, dy biskotave, nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.