Aktuale

Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që parashihet të mbajë nesër dhe pasnesër në Kosovë.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi”, thuhet në njoftim.

Sipas parashikimit të IHMK-së, për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet ditën e shtunë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, përfundon njoftimi.