Aktuale

Kështu do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi jonë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit.

“Mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ka bërë të ditur se në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit