Kuriozitete

Kështu dukej Prishtina pa Hotelin Grand (Foto)

Siç dihet, ndërtimi i hotelit Grand në qendër të Prishtinës, ka nisur rreth vitit 1971.

Para kësaj kohe, është shkrepur një fotografi që nuk dihet nga cili autor, por ka lënë një dëshmi mjaft të mirë për kryeqytetin kosovar.

Në fotografi shihet qendra e Prishtinës, aty ku sot është hoteli emblematik i kryeqytetit.

Në foto shihen ndërtesat kolektive në rrugën “Garibaldi” që dikur është quajtur “19 Novembar”.