Sport

Kështu duket tabela në grupin e Kosovës (Foto)

Në Grupin I katër skuadra janë në garë për të siguruar një biletë për Botërorin ‘Rusia 2018’

Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina janë në garë për të siguruar një biletë për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Kurse, Kosova dhe Finlanda janë pa asnjë shans në Grupin I. Të dy skuadrat kanë vetëm nja një pikë, shkruan Express.

Ndeshje e sotme do të thotë shumë për Kroacinë, e cila me fitore eventuale do të bënte një hap drejtë sigurimit të pjesëmarrjes në Botërorin ‘Rusia 2018’.

Kurse, përfaqësueses së Kosovës nga ky takim rezultati pozitiv i duhet vetëm për prestigj. Express/